Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemërimi ju sjell infarkt

NULL NULL
07.05.2015 15:51
Në çaste hidhërimi, inati, zemra nis të rrahë më fort , tensioni rritet, koronariet shtrëngohen dhe rritet probabiliteti i thyerjes së pllakave aterosklerotike të mbushura me kolesterol,një ndër shkaktarët kryesorë të infarkteve. Tek disa persona diçka e tillë ndodhë disa ditë pas zemërimit të tepruar tek të tjerë që në atë çast.

Mjafton një zënkë në familje , një keqkuptim në punë apo një situatë e rënduar trafiku dhe ju do të jeni të rrezikuar pasi që këto të gjitha janë shkaqe të mjaftueshme për të rritur në nivele të larta zemërimin.

E zemërimi i tepërt është një ndër faktorët kryesorë që çojnë në infarkt. Sipas një studimi të kryer nga spitali ‘’Royal North Shore’’ në Sidney , thuhet se disa orë pas një shpërthimi të ndonjë inati probabiliteti i një ataku kardiak është 8 herë më i lartë se zakonisht.

Nuk mund të përjashtohen edhe krizat e ankthit të cilat ngrisin rrezikun e një infarkti 9 herë më shumë. Këtë e faktojnë statistikat e disa personave të përfshirë në studim.

Në çaste hidhërimi, inati, zemra nis të rrahë më fort , tensioni rritet, koronariet shtrëngohen dhe rritet probabiliteti i thyerjes së pllakave aterosklerotike të mbushura me kolesterol,një ndër shkaktarët kryesorë të infarkteve. Tek disa persona diçka e tillë ndodhë disa ditë pas zemërimit të tepruar tek të tjerë që në atë çast.

Gjithashtu edhe stresi, është faktorë ndikues në një atak kardiak, për këtë arsye është e këshillueshme të evitohen sa më tepër të jetë e mundur situatat e zemërimit, ankthit, dhe stresit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.