Zemaj viziton në spital infermierin e therur: Sulmi sa është i dënueshëm aq i papranueshëm NULL NULL 27.09.2020 20:29 27.09.2020 20:29 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sonte ka vizituar infermierin e therur më thikë të Klinikës së Urologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klan Kosova. Zemaj gjatë kësaj vizite ka thënë se sulmi i djeshëm kundër infermierit në vendin e punës nga një pacient në QKUK, është sa i dënueshëm aq i papranueshëm. “Feimit i urova shërim të shpejt dhe shpreha respekt për punën e tij dhe të gjithë infermierët e vendit”. “Puna e infermierëve do çmuar e përkrahur, sepse me përgjegjësitë e veta i kontribojnë suksesit të shëndetësisë!”, ka thënë Zemaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.