Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses NULL NULL 05.07.2025 11:02 05.07.2025 11:02 Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së 42-të konstituive. Ai para gazetarëve tha se nëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bazë, duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe të luaj rolin e saj kushtetues, transmeton Klankosova.tv. Deputeti shton se pasojat më të mëdha nga bllokada në Kuvend janë për qytetarët e Kosovës. “Të gjithë duhet të japin kontributin që të kemi institucionet e Kosovës”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 orë më parë