Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj mbështet Rahovecin në luftën ndaj COVID-19

NULL NULL
26.08.2020 16:55

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  ka vizituar Rahovecin ku është takuar me të parin e kësaj komune Smajl Latifaj, ku u diskutua për gjendjen aktuale të krijuar me COVID-19.

Ndërsa, gjatë kësaj vizite janë parë edhe kapacitetet e angazhimi i mjekëve dhe infermierëve për trajtimin e personave me koronavirus në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, transmeton Klan Kosova.

“I falënderova për gatishmërinë dhe punën e tyre të palodhshme në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Konfirmova se Rahoveci do të ketë mbështetjen time dhe do të ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë”, ka shkruar Zemaj në postimi e tij në Facebook.

 

lajme të ngjashme