Zemaj largohet nga Infektiva pa prononcim NULL NULL 05.07.2020 12:24 05.07.2020 12:24 Policia e Kosovës sot ka bllokuar hyrjet për në Klinikën Infektive në QKUK, kjo pas rritjes së numrit të rasteve të vdekjes me Covid-19. Atje është parë duke hyrë edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili më pas është larguar pa dhënë ndonjë sqarim para gazetarëve, njofton Klan Kosova. Dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën. Klan Kosova mëson se ekipet e Mjekësisë Ligjore janë parë pranë Infektivës duke bartur katër kufoma në raste të ndara. Kujtojmë se vetëm dje (04.07.2020), Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.