Zemaj: Jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të sigurojmë vaksinën antiCOVID NULL NULL 21.12.2020 15:34 21.12.2020 15:34 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të sigurojnë vaksinën kundër COVID-19. Zemaj mes tjerash foli edhe se nga cila kompani do të jetë vaksina, njofton Klan Kosova “Jemi duke i shqyrtuar të gjitha rrugët dhe mundësitë ligjore dhe institucionale dhe me partnerët ndërkombëtar që ta sigurojmë sa më shpejtë vaksinën anti-COVID”, tha Zemaj. I pyetur nëse kjo do të jetë vaksina e Pfizer/BioNTech apo e ndonjë kompanie tjetër, Zemaj nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se do të kenë komunikime të drejtpërdrejta me Bashkimin Evropian dhe me shtete të tjera veç e veç. Mes tjerash Zemaj përsëri bëri thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe theksoi se ka vaksina të mjaftueshme dhe se ato janë të kualitetit të lartë.