Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zemaj: E përshëndes propozimin e Maqedonisë për hapjen e kufijve pa test PCR

NULL NULL
05.10.2020 14:55

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e ka quajtur lajm të mirë propozimin nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edh e për Kosovën pa teste PCR.

Sipas tij, numri i të infektuarve në Kosovë me COVID-19, nuk përbën rrezik, njofton Klan Kosova.

“Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për Kosovën pa teste PCR”.

“Numri i të infektuarve në vendin tonë me Covid-19, nuk përbën rrezik dhe përshëndes propozimin për hapjen e kufijve pa test PCR. Uroj që Qeveria e RMV ta miratojë këtë propozim”.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, janë bërë 654 testime, pozitiv kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”.

Lajm i mirë është propozimi nga Komisioni për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve edhe për…

Publiée par Armend Zemaj sur Lundi 5 octobre 2020

klankosova.tv

lajme të ngjashme