Zemaj: Ditëve të fundit kemi rritje të rasteve me COVID-19, mund të ketë masa shtrënguese NULL NULL 10.10.2020 15:47 10.10.2020 15:47 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me 100-ditëshin e punës së MSH-së. Ai ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive me COVID-19, njofton Klan Kosova. Sipas tij, nëse nuk respektohen rekomandimet dhe masat e institucioneve për parandalimin e përhapjes së pandemisë; atëherë në ditët në vijim, mund të ketë masa të reja shtrënguese. “Shohim se mungesa e disiplinës nëpër institucione të ndryshme ka bërë që të ketë një rritje të numrit të rasteve me COVID-19, e cila nga ne kërkon kujdes maksimal”. “Në dy ditët e fundit kemi rritje të rasteve pozitive. E shohim se COVID-19 nuk bën dallime”. “Lirimi i masave me 25 shtator është bërë me kusht që të zbatohen udhëzimet e manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19”. “Nëse nuk veprohet kështu – në ditët në vijim – masat e reja shtrënguese janë të detyrueshme”. klankosova.tv