Zelensky: Shkatërrimi i digës nuk do ta pengojë kundërsulmin tonë NULL NULL 06.06.2023 19:47 06.06.2023 19:47 Shkatërrimi i digës në Kakhovka nuk do të ndikojë në përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. “Përfundimi kryesor është se shpërthimi ishte i qëllimshëm, por armiku veproi në mënyrë kaotike duke lejuar që pajisjet e tij të përmbyten. Në të njëjtën kohë, plasja e digës nuk do të ketë efekt në aftësinë e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj”, tha Zelensky, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv Ndërkaq Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimin e digës – megjithëse ekspertët thonë se kjo nuk do të kishte gjasa. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.