Zelensky, nga “diktator” bëhet “bixhozçi” (VIDEO) NULL NULL 28.02.2025 20:47 28.02.2025 20:47 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Siç është bërë zakon, ata u përshëndetën me një shtrëngim duarsh, derisa gazetarët po bërtisnin duke pyetur: “Çfarë përfiton Ukraina nga e gjithë kjo?”. Më pas, dyshja vazhduan brenda, për në Zyrën Ovale, ku pritej që të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Amerikës për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia. Aty, Trumpi i tha Zelenskyt që ‘të jetë mirënjohës’ dhe e akuzoi për ‘bixhoz me Luftën e Tretë Botërore’. Takimi me një seri shkëmbimesh të tensionuara përfundoi me Trumpin duke i thënë Zelenskyt se nuk është “dhe aq mirënjohës”, shkruan Klankosova.tv