Zelensky: Ne jemi një komb që ia prishi planet e armikut brenda një jave NULL NULL 03.03.2022 01:56 03.03.2022 01:56 Presidenti i Ukrainës, përmes një video-mesazhi të ri të mërkurën mbrëma, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë luftën kundër pushtuesve rusë. Videoja e postuar në Facebook e ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë që do të marrin një kundërshtim të ashpër nga ukrainasit”. “Ne jemi një komb që ia prishi planet e armikut brenda një jave”, tha ai, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. “Por ne i ndaluam ata.” Ai tha se ushtarakët rusë të kapur “nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut “po ikin përsëri në Rusi”. Zelensky falënderoi gjithashtu civilët në qytetet Konotop, Bashtanka, Energodar dhe Melitopol, të cilët tha se kishin bllokuar rrugët për trupat ruse. Ai shtoi se së fundmi ka folur me liderët e Norvegjisë, Izraelit, Kazakistanit, Katarit, Kanadasë, Polonisë dhe Këshillit Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 20 minuta më parë