Zelensky mban për herë të parë takim pesëpalësh me partnerë të NATO-s NULL NULL 11.07.2024 19:36 11.07.2024 19:36 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njofton se për herë të parë mbajti takim në një format pesëpalësh me udhëheqësit e vendeve partnere të NATO-s Indo-Paqësorit Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njofton se për herë të parë mbajti takim në një format pesëpalësh me udhëheqësit e vendeve partnere të NATO-s Indo-Paqësorit. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X ai shprehet se diskutuan situatën që ndryshon me shpejtësi në rajonin Indo-Paqësor, duke theksuar nevojën për unitet dhe koherencë në çështjet e sigurisë. “Theksova se, përballë sulmeve të pamëshirshme ruse, Ukraina duhet urgjentisht të forcojë mbrojtjen e saj ajrore me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe të luftës elektronike. U jam mirënjohës partnerëve tanë për solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus”. “Falënderoj gjithashtu Australinë dhe Zelandën e Re për paketat e tyre të paralajmëruara të mbrojtjes. Ne e vlerësojmë këtë ndihmë të rëndësishme për vendin dhe popullin tonë”, shkroi Zelenskyy.