Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO) NULL NULL 17.08.2022 21:07 17.08.2022 21:07 Forcat ukrainase kanë filluar zbatimin e zotimit të presidentit të tyre, Volodymyr Zelensky, i cili, ditë më parë, tha se kjo luftë do të përfundojë me çlirimin e Krimesë. Tre shpërthime të mëdha të kësaj dhe javës së kaluar tronditën objektet ushtarake ruse, ku u shkatërruan depo municioni e baza ajrore. Një person u vra e tre u lënduan, përcjell Klan Kosova. E këtë po e konsideron si avancim presidenti Zelensky. “Ky është një avantazh i rëndësishëm i Ukrainës dhe shkaku kryesor i fitores sonë të ardhshme – lufta e mbrojtësve tanë bazohet në mbështetjen e pakushtëzuar të popullit ukrainas,” tha presidenti i Ukrainës. Rreziku nga raketat e Kievit detyruan evakuimin e 3,000 rusëve nga gadishulli. Rusia e ka përdorur Krimenë, të cilën e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, për të përforcuar trupat e saj që luftojnë në pjesë të tjera të Ukrainës me pajisje ushtarake. Këtë plan po synon ta prishë Kievi përpara një kundërsulmi të forcave ruse në jug të Ukrainës.