Zelensky largohet me ‘nxitim’ nga Shtëpia e Bardhë NULL NULL 28.02.2025 20:02 28.02.2025 20:02 Volodymyr Zelensky është larguar me “nxitim” nga Shtëpia e Bardhë pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance. Një transmetim i drejtpërdrejtë i hyrjes së Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë tregon se presidenti ukrainas del me nxitim nga dera dhe futet në një fuoristradë të zezë, e cila e largon atë. Dy presidentët u përplasën në mënyrë të vazhdueshme ndërsa Presidenti Zelensky i kërkoi Presidentit Trump të jetë i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa zoti Trump e paralajmeroi atë me tërheqje të mbështetjes amerikane.