Zelensky i drejtohet Festivalit të Filmit në Kanë: Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri (VIDEO) NULL NULL 18.05.2022 01:29 18.05.2022 01:29 Festivali i 75-të i Filmit në Kanë ka nisur me një video fjalim të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zelenskyy i cili iu drejtua audiencës virtualisht, foli gjatë për lidhjen midis kinemasë dhe realitetit, duke iu referuar filmave si “Apokalipsi Tani” i Francis Ford Coppola dhe “Diktatori i Madh” i Charlie Chaplin, si jo të ndryshëm nga rrethanat aktuale të Ukrainës, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri që do të tregojë se kinemaja e kohës sonë nuk është e heshtur”, tha Zelensky. Zelensky i prit me shumë duartrokitje nga gjithë të pranishmit para dhe pas fjalës së tij.