Zelensky: Dy raketa balistike ruse vranë mbi 41 qytetarë e lënduan mbi 180 të tjerë NULL NULL 03.09.2024 14:08 03.09.2024 14:08 Arkiv: Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se të paktën 41 persona janë vrarë dhe 180 të tjerë janë plagosur nga dy raketa balistike ruse që kanë goditur qytetin lindor të Poltavas. Ai shtoi se disa nga viktimat janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë shpëtuar. Ai thotë se raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”. “Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht”, thotë ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.