Zelensky: Çmimi tavan për naftën ruse është jo serioz NULL NULL 03.12.2022 21:28 03.12.2022 21:28 In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office on Saturday, June 18, 2022, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy attends a meeting with military officials as he visits the war-hit Mykolaiv region. (Ukrainian Presidential Press Office via AP) Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se kufiri i çmimit prej 60 dollarësh për një fuqi të naftës ruse, nuk është serioz sepse është ‘shumë komod’ për Moskën. “Është vetëm çështje kohe kur do të duhet të përdoren mjete më të forta gjithsesi”, argumentoi Zelenskyy, duke shtuar, “Është për të ardhur keq që kjo kohë do të humbasë”. Zelensky tha se bota kishte treguar dobësi duke vendosur kufirin në 60 dollarë, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Këto para do të shkojnë drejt destabilizimit të mëtejshëm pikërisht të atyre vendeve që tani po përpiqen të shmangin vendimet serioze,” tha ai.