Zelensky bën apel urgjent për më shumë armë NULL NULL 17.02.2024 18:52 17.02.2024 18:52 Ushtarë ukrainas Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një apel urgjent që vendi i tij të ndihmohet me armatim. Sipas tij kjo është mënyra që të shmanget një “situatë katastrofike” në Evropë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. “Një deficit artificial i armëve” do ta ndihmonte vetëm Rusinë, ka thënë Zelensky gjatë një konference ndërkombëtare. Forcat e Ukrainës kanë qenë duke u përballur me pakësim të municionit, derisa ndihma vitale amerikane për Ukrainën është mbajtur pezull në Kongres nga përkrahësit e ish-presidentit, Donald Trump.