Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zekirija Ramadani regjistron ndeshjën e 300-të si trajner (VIDEO)

NULL NULL
nga Jon Ajeti 03.05.2023 22:18

Zekirija Ramadani që aktualisht  udheheqë ekipin e Gjilanit, ka regjistruar shifrën prej 300 ndeshjeve zyrtare si trajner në karrierën e tij.

Për këtë arritje drejtuesit e klubit gjilanas para ndeshjes e kanë shpërblyer me një fanellë me numrin 300  dhe një mirënjohje për punën e tij.

45 vjeçari si trajner kishte filluar punën te skuadra prej nga vjen Shkupi, teksa ka udhëhequr edhe skuadrat në Shqipëri si Flamurtari dhe Egnatia.

Kurse në Kosovë, ishte në krye të 4 skuadrave, Trepçes 89, Feronikelit, Prishtinës dhe për momentin është te Gjilani.

Deri me tani strategu shkupijan ka fituar 3 herë titullin kampion të Kosovës me tre skuadra të ndryshme, kurse dy herë e ka fituar kupën e Kosovës dhe nje here tjeter superkupen.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.