Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zekaj mposhtet në çerekfinale, në kërkim të bronztës përmes repesazhit

NULL NULL
13.02.2022 13:56

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai në çerekfinale u mund me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli.

Xhudisti nga Kosova edhe pse humbi ka ende mundësi të fitojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Ai fillimisht do të përballet me xhudistin britanik, Rhys Thompson.

Në rast se fiton, Zekaj do të kishte edhe një luftë tjetër për t’u stolisur me medaljen e bronztë.

lajme të ngjashme