Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeka i Odës Amerikane: Devolli Corporation ka transformuar industri dhe ka rritur eksportet e Kosovës

NULL NULL
07.01.2026 17:54

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, është pritur në takim nga themeluesi i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.

Zeka tha se ky takim është në kuadër të vlerësimit të atyre që kanë ndihmuar në formësimin e historisë ekonomike të Kosovës.

“Një takim domethënës me Shkëlqim Devollin, themeluesin dhe forcën shtytëse të Devolli Corporation, një nga konglomeratet më me ndikim në Kosovë, vizioni i të cilit ka transformuar industri të tëra dhe ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e eksporteve të Kosovës”, tha Zeka, raporton Klankosova.tv.

Kreu i OEAK-së tha se përmes brendeve kryesore si Prince Caffe, dyshekët Comodita, televizioni Klan Kosova dhe shumë emra të tjerë të njohur në sektorët e prodhimit, medias dhe industrive të konsumit, “’Devolli Corporation’ ka ndihmuar në ripërcaktimin e asaj që produktet ‘Made in Kosovo’ mund të arrijnë në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Sipas Zekës, deri në vitin 2024, “Devolli Corporation” ishte eksportuesi më i madh i vetëm i produkteve të prodhuara në Kosovë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një arritje kjo që thotë se u njoh me krenari përmes Çmimit për Partneritet SHBA-Kosovë.

“Përtej shifrave dhe brendeve, ky rrëfim suksesi përfaqëson mijëra vende të reja pune të krijuara, një nga kontributet më të mëdha në buxhetin e shtetit të Kosovës dhe një forcim konkret të marrëdhënieve ekonomike transatlantike, përfshirë edhe investimet në Shtetet e Bashkuara”.

“Teksa hyjmë në vitin e ri, është e rëndësishme të vlerësojmë liderë, përkushtimi afatgjatë, vizioni industrial dhe qasja ndërkombëtare e të cilëve vazhdojnë ta çojnë përpara ekonominë e Kosovës”, u shpreh Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme