Zëdhënësi i Qeverisë thotë se nuk ka Aneks për planin evropian NULL NULL 28.02.2023 16:13 28.02.2023 16:13 Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, e ka quajtur ‘të pasaktë’ dhe ‘të paqëndrueshëm’ dokumentin për të cilin raportohet se është Aneks i Propozimit Evropian në Bruksel. Në një reagim të tij, Kryeziu, ka dhënë detaje se si pritet të vijojë rrjedha e takimeve negociuese mbi çështjen finalizimit të planit evropian, transmeton klankosova.tv. ”Raportimi për dokumentin, i referuar si Aneksi i Propozimit Evropian, është i pasaktë dhe i paqëndrueshëm. Për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në takimet e radhës. Do të kemi diplomaci fluturuese të emisarit Lajçakut në Prishtinë e Beograd dhe pastaj takim të shtatë të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell dhe emisarit Lajçak. Në takimin e djeshëm ka pasur dakordim për marrëveshjen bazë, e cila tashmë edhe është publike. Ajo që është pranuar, është vetëm ajo që është publikuar nga Bashkimi Evropian”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 20 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë