Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zëdhënësi i AAK-së: Rritja ekonomike për këtë vit më e ulëta prej shumë kohësh

NULL NULL
21.11.2023 16:32
kushtrim xh

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaii, ka thënë se përkeqësimi me shpejtësi i ekonomisë po mbahet në heshtje nga retorika boshe edhe kur temat janë të një rëndësie të lartë dhe jetike për Kosovën.

Ai shtoi se kryeministri Kurti po proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët, ndërsa krejt ndryshe po thotë Banka Botërore.

“Përderisa mashtrimet e kryeministrit nuk kanë të ndalur, jeta e qytetarëve të Kosovës po vështirësohet me ritme të shpejta nga muaji në muaj. Kryeministri proklamon rritje ekonomike e inflacion të ulët, por e kundërta vërtetohet sipas Bankës Botërore dhe raportit të Agjensionit të Statistikave të Kosovës (ASK). Këto shifra shpërfaqin mashtrimin e kryeministrit gjersa ai mburret për rritje ekonomike”, ka thënë Xhemaili në postimin e tij në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.