Zbutja e tensioneve Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Barduanit dhe shefit të ushtrisë serbe NULL NULL 11.01.2025 16:51 11.01.2025 16:51 Komandanti i KFR-it, Enrico Barduani Komandanti i KFR-it, Enrico Barduani në emisionin “Info Magazine”, ka thënë se me shefin e shtabit të forcave të armatosura serbe ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të dialogut politik në zbutjen e tensioneve si dhe për sigurimin e stabilitetit afatgjatë. “Si komandant i KFOR-it unë kam bisedime të rregullta me të gjithë homologut e mi, përfshirë shefin e shtabit të forcave të armatosura serbe, me të cilin u takova në tetor të vitit të kaluar, dhe me të cilin jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne e kontaktojmë njëri-tjetrin kur kemi çështje specifike për të diskutuar. Diskutojmë një gamë të gjerë të temave, përfshirë sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, tha komandanti i KFOR-it, transmeton Klankosova.tv. “Herën e fundit për shembull unë theksova rëndësinë strategjike të këtij rajoni dhe rolin kyç të dialogut politik në zbutjen e tensioneve, dhe sigurimin e stabilitetit afatgjatë”. Sakaq, Barduani shtoi se KFOR-i monitoron çdo aktivitet përgjatë vijave kufitare të Kosovës. “Ndërkohë , KFOR-i vazhdon të monitorojë çdo aktivitet përgjatë vijës kufitare administrative në përputhje me mandatin tonë nga OKB-ja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 2 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 16 orë më parë