Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Zbutet” Trump, e quan Zelenksyn “burrë të mirë” – thotë se do të flasë me Putinin t’i japë fund luftës

NULL NULL
25.06.2025 17:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur “djalë të mirë” homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Këto fjalë i tha para takimit të tyre në samitin e NATO-s në Hagë sot ku do të flasin për “hallet” e këtij të fundit.

“Qartazi, do t’i diskutojmë vështirësitë, ai ka vështirësitë e veta”, u është përgjigjur Trumpi mediave për Zelenskyn.

“Zelensky është njeri i mirë, do ta takoj atë sot. Nuk e di, por supozoj që do të diskutojmë për Ukrainën”, u ka thënë Trumpi reporterëve.

Ai vazhdoi duke thënë se do të flasë me  Vladimir Putinin për të “parë nëse mund ta përfundojmë [luftën]”.

Ky takim do të jetë i pari midis tyre që nga prilli kur ata kishin folur shkurt në funeralin e Papa Françeskut në Romë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.