Zbuloi burrin që kishte edhe 47 gra të tjera NULL NULL 12.10.2015 22:45 12.10.2015 22:45 Kjo është bërë një histori familjare tashmë: gra britanike, që dalin në pension dhe nisin të kërkojnë dashurinë në vendet e varfra, kryesisht në Afrikë. Edhe Judith Stillwell, 61 vjeç, kur doli në pension nga profesioni i mësueses, u njoh me një mashkull nga Kenia. Ajo u dashurua me Ovi Elias, ndërsa ky u fundit u vendos në Londër për të jetuar. Pas tre vitesh u martuan dhe Elias nisi të lëvizte shpesh jashtë vendit. Për të përballuar nevojat që kishte, pasi i duheshin për ‘punën’, ai i mori asaj 25 mijë sterlina, që ajo i kishte kursyer gjatë gjithë jetës. Por duke investiguar, britanikja zbuloi se i shoqi i saj kishte plot 47 gra të tjera në çdo cep të botës. Policia thotë se nuk ka asgjë çfarë mund të bëjë, por Stillwell thotë se po e bën publike historinë e saj për të ndërgjegjësuar gratë e tjera./mapo.al