Zbulohet se si Denise Richards dukej ditën e dasmës NULL NULL 10.09.2018 09:00 10.09.2018 09:00 Nuset zakonisht kanë shumë muaj kohë për të krijuar fustanin e dasmës së tyre, por Denise Richards kishte vetëm 24 orë. Vetëm dy ditë pasi revista People zbuloi se aktorja Richards dhe Aaron Phypers janë fejuar, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre, të shtunën, në një ceremoni shumë private në Malibu, transmeton Klan Kosova. Mark Zunino – dizejnatori i fustanit që 47 vjeçarja Richards e veshi në ditën e saj speciale – ka treguar pëmes Instagramit ditën e shtunë se ai kishte vetëm një ditë kohë për të krijuar këtë fustan të jashtëzakonshëm. “24 orë për të krijuar një fustan dasme? Nuk ka problem. Urime Denise Richards dhe Aaron Phypers. Falemnderit që më lejuat të jem pjesë e kësaj dite speciale për ju!”, ka shkruar Zunino në Instagram poshtë një fotografie bashkë me nusen e veshur me fustanin e krijuar nga ai. View this post on Instagram 24 hours to make a wedding dress? NO PROBLEM!! Congratulations to Denise Richards and Aaron Phypers! Thank you for letting us be a part of your special day! #markzunino #markzuninobridal #markzuninobride #markzuninoatelier #markzuninocouture #deniserichards #aaronphypers #dropdeadgorgeous #wildthings #realhousewivesofbeverlyhills #rhobh #jamesbond #theworldisnotenough A post shared by Mark Zunino (@mark_zunino) on Sep 8, 2018 at 4:30pm PDT Të dielën, Zunino shpërndau një fotografi tjetër ku Richards kishte veshur fustanin ditën e dasmës. Madje, ai në këtë postim ka ‘mbrojtur’ krijimin e tij, që mori edhe shumë kritika, duke qenë se nuk ishte një fustan nusërie tradicional, por shumë më ndryshe. “Unë nuk mendoj se kemi pasë ndonjëherë një fustan nusërie që ka shkaktuar kaq shumë reagime të ndryshme se sa fustani që kemi krijuar për Denise Richards. Ky është mendimi ynë: ne punojmë për nusen/klientin. Derisa ata e duan krijimin tonë, ne mendojmë se e kemi përfunduar punën tonë”. “Nëse ju nuk keni paguar për të ose nuk jeni njeriu që do ta vishni, nuk keni pse të brengoseni për të. Ne jemi shumë të gëzuar që Denise u ndje bukur në ditën e saj të veçantë dhe ne thjesht na pëlqen se si fustani i përshtatet 100 % personalitetit të saj. Ne kemi dëshirë të punojmë më këdo nga ju që të krijojmë fustanin e ëndrrave tuaja, pavarësisht çka të tjerët mendojnë”. https://www.instagram.com/p/Bng72Z1lLsH/?utm_source=ig_embed Në sezonin e ri të The Real Housewives of Beverly Hills, që pritet të ketë premierën para fundit të vitit, do të ketë pamje të dasmës së aktores së njohur. “Tung. Unë jam Denise Richards dhe po, thashethemet janë të vërteta. Ky është bashkëshorti im Aaron dhe ne sapo jemi martuar”, ka thënë aktorja në një video të shkurtër për sezonën e nëntë të këtij shou televiziv. “Të dua, e dashur”, shton Phypers në këtë video. Çifti nisën lidhjen e tyre në muajin dhjetor të vitit 2017. Phypers finalizoi divorcin me yllin e Desperate Housewives, Nicollette Sheridan në muajin gusht – dy vjet pasi ata ishin ndarë, pas gjashtë muajsh martesë. Richards ishte e martuar me Charlie Sheen nga viti 2002 deri në vitin 2006 dhe kanë dy vajza, Sam (14) dhe Lola (13). Aktorja është nënë edhe e vajzës Eloise (7). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.