Zbulohet rrjet i madh i trafikimit të drogës në Itali, drejtohej nga shqiptarët NULL NULL 27.11.2025 12:15 27.11.2025 12:15 Foto nga Euronews Albania Një rrjet i madh i trafikut të drogës është zbuluar nga Policia Financiare e Brescias. Siç raporton Euronews Albania, trafiku ndërkombëtar i drogës drejtohej nga klane shqiptare, transmeton Klankosova.tv. Sipas raportimeve, droga hynte në Itali nga dy drejtime kryesore: kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Hetimi zbuloi gjithashtu se disa shoferë autobusësh transportonin drogën pa qenë në dijeni, ndërsa disa shoferë kamionësh ishin të përfshirë me vetëdije.