Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohet posti i rëndësishëm që pretendon Majlinda Bregu

NULL NULL
31.01.2018 16:37

Majlinda Bregu pritet të caktohet në një detyrë të rëndësishme. Portali Dritare.net duke iu referuar burimeve shkruan se “Majlinda Bregu është propozuar si kandidatura e vetme e Shqipërisë për Presidente e RCC në Sarajevë”. Regional Cooperation Council (RCC) është një organizatë që merret me projektet ekonomike rajonale, nën mbikëqyrjen e BE-së. Shkresa për kandidaturën e Bregut është firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Rama fillimisht e propozoi Bregu si Kryenegociatore të Shqipërisë kur të hapen negociatat, por që nuk u pranua nga opozita.

Majlinda Bregu ka mbajtur detyrën e ministres së Integrimit qeverinë Berisha, ka qenë deputete e PD dhe kryetare e Komisionit të Integrimit, ndërsa prej qershorit të 2017 doli nga skena politike, pasi ishte një ndër të përjashtuarat e Bashës nga lista e deputeteve të PD-së.

Disa here ajo ka mbajtur qëndrime kundër lidershpit të PD dhe qëndrime të përafërta me qeverinë dhe kryeministrin Rama, gjate këtyre dy viteve të fundit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.