Zbulohet pllaka përkujtimore në Bonn, dikur ishte e vendosur aty Qeveria në ekzil e Kosovës NULL NULL 12.06.2025 19:44 12.06.2025 19:44 Në Bonn të Gjermanisë të enjten u bë zbulimi i pllakës përkujtimore, në vendin ku dikur ka qenë e vendosur Qeveria në ekzil e Kosovës. Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se kjo u bë më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës, sipas tij, kjo nuk është vetëm një akt simbolik, por një akt mirënjohjeje. “Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, ka thënë Ajeti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë