Zbulohet një mjet shpërthyes në Gjakovë NULL NULL 23.08.2024 10:15 23.08.2024 10:15 Foto ilustruese Një mjet shpërthyes dyshohet se është vërejtur nga një person në Batushë të Gjakovës. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë, përcjell Klankosova.tv. “Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke u shëtitur në fushë –livadh, ka vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Njësiti për deminim i FSK-s ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë deminimin e mjetit të dyshimtë”, thuhet në raportin 24 orësh të polcisë.