Zbulohet ndihmësja e Rita Orës NULL NULL 01.10.2015 19:00 01.10.2015 19:00 Megan Trainor do ta ndihmojë këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në përzgjedhjen e konkurrentëve të grupit të saj të X Factor, në nivelin e “Shtëpisë së anëtarëve të jurisë”, transmeton Klan Kosova. Ylli i “All About That Bass” do të jetë ndihmësja e Orës në vendimet e vështira që duhet të merr para se të kalojnë në paraqitjet live të këtij emisioni. Bëhet e ditur se për këtë nivel të garës Rita do ta dërgojë grupin e saj të vajzave në Los Angeles. Po ashtu raportohet se Mark Ronson do t’i bashkangjitet anëtarit të kësaj jurie Nick Grimshaë për t’i vlerësuar grupin e djemve, ndërsa Cheryl Fernandez-Versini do ta gëzojë ndihmën e Jess Glynne në përzgjedhjen e grupeve. Ndërsa Simon Cowell pritet që ta rekrutojë Louis Tomlinson si ndihmës në këtë fazë të garës. Lokacioni i “Shtëpive të anëtarëve të jurisë” mbetet ende për t’u konfirmuar, por thuhet që Grimmy do ta përzgjedh Manchesterin, Cheryl thuhet se do të udhëtojë për në Romë ndërsa Cowell në Francë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.