Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohet kopertina e albumit të Chris Brown (Foto)

NULL NULL
17.10.2015 19:00

Këngëtari amerikan Chris Brown, ka vendosur që në kopertinën e albumit të tij të ri të paraqitet me vajzën e tij, transmeton Klan Kosova.

Brown nuk ka hezituar asnjëherë që t’i publikojë fotografitë dhe videot e vogëlushes së tij në rrjetet sociale, për dallim nga një numër i konsiderueshëm i fytyrave publike.

Përveç kësaj, ai ka vendosur që edhe ta titullojë këtë album me emrin e saj, Royalty.

Nuk dihet nëse me këtë ai ka dashur ta zbuse imazhin e tij tek fansat anembanë botës, pas incidentit me rrahjen e këngëtares Rihanna në vitin 2009, apo thjesht dëshiron ta shprehë dashurinë e pafundme që ka për të bijën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.