Zbulohet kontrabanda me mallra në Aeroportin e Prishtinës NULL NULL 30.04.2026 10:30 30.04.2026 10:30 Foto nga Dogana e Kosoves Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të kontrabandës me rreth 100 copë produkte të padeklaruara. Sipas njoftimit zyrtar, produktet u gjetën te një bagazh i një udhëtari, ndërsa, për mosdeklarim të mallrave që i njëjti barti, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore, transmeton Klankosova.tv. “Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në zbatimin e ligjeve doganore për të siguruar një treg të ndershëm dhe të rregullt. Angazhimi ynë është i palëkundur në mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e integritetit të tregut”.