16:28, 24 Prill 2019

Zbulohet identiteti i femrës së vetme që mori pjesë në e grabitjen e 9 Prillit në pistën e Rinasit. Ajo është E.Bici, kjo që shihni në foto. Ka qenë punonjëse e Policisë së Shtetit në vitin 2015. Është shkëputur nga policia me dëshirën e saj.

31-vjeçarja, sipas burimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ka pasur rol të rëndësishëm në grabitje. Ajo dyshohet se është personi që ka bërë lëvizjen e parave nga makina më të cilën u larguan grabitësit për në një vend tjetër.
Shuma e parave, sipas hetuesve, besohet se është ende në zonën e Niklës.

Ish-policja besohet gjithashtu se është personi që ka djegur makinën në Bathore, për të shpërqendruar aksionin e policisë. Për ndalimin e saj është duke u zhvilluar një aksion në Tiranë.

E.Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij.

Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.

Televizioni Klan mëson se ajo ka marrë pjesë edhe në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, ku në rrugën e Rinasit u grabitën rreth 3,8 milionë euro.

Edhe në këtë ngjarje, ajo ka qenë e ngarkuar me transportin e parave.

Ndërsa shkëputja e saj nga puna përkon me grabitjen e parë, që ka bërë grupi i Admir Muratajt, tek një bankë e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi që kreu grabitjen, përbëhet nga 17 anëtarë. 9 prej tyre janë identifikuar, ndërsa të arrestuar janë 5.

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua masa e sigurisë për 3 prej të arrestuarve.

Oltjon Veseli, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela u lanë në burg pa afat, ndonëse mohuan të kenë marrë pjesë në grabitje./tv klan/

Konkurs Pune

Lexo më shumë