Zbulohet figura e dyllit e Meghan Markle NULL NULL 10.05.2018 10:40 10.05.2018 10:40 Madame Tussauds ka kompletuar figurën e dyllit për nusen e ardhshme mbretërore, Meghan Markle. Kjo figurë i është bashkangjitur pjesës tjetër të familjes mbretërore, dhe është vendosur në afërsi të figurës së Princit Harry. Figura e Markle ka të vendosur një kopje të unazës së fejesës dhe është e veshur në një fustan ngjyrë të gjelbër dhe take ngjyrë krem. Kjo paraqitje do të jetë e hapur për publikun më 19 maj, ditën e martesës se çiftit mbretëror.