Zbulohet data, vendi dhe ora e meçit mes Furyt dhe Usyk NULL NULL 13.05.2024 17:54 13.05.2024 17:54 Më 19 maj, boksierët Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përplasen për titullin e padiskutueshëm në peshën e rëndë. Eventi do të nisë në ora 18:00 të 18 majit (sipas kohës tonë lokale), aty ku do të zhvillohen disa përballje, ndërsa Usyk dhe Fury do të fillojnë ecjen në ring në ora 00:00 të 19 majit. Derisa, lufta do të zhvillohet në Kingdom Arena në Riad të Arabisë Saudite. Fituesi i kësaj ndeshjeje do të jetë kampioni i parë i peshave të rënda në epokën me katër rripa dhe gjithashtu do të etiketohet si luftëtari numër një në divizion.