Zbulohet banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova NULL NULL 18.10.2024 21:40 18.10.2024 21:40 Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht aventura e edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova. Pas dy banorëve të parë, Rovena Stefës dhe këngëtarit Kevin Edmond, i cili ka prejardhje latine, është bërë i ditur edhe emri i banorit të tretë. Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, është banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë. Diana që në hyrje potencoi se është gati dhe e emocionuar dhe se vendimin për të hyrë në BBVK e kishte marrë shumë shpejt.