Zbulohen stoli të fshehura në bagazhin e udhëtarit NULL NULL 03.12.2021 16:08 03.12.2021 16:08 Të premten, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, oficerët doganorë kanë gjetur stoli të fshehura në valixhen e një udhëtari. “Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët, pas hapjes së bagazhit, kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentimit të kontrabandës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës. “Andaj ndaj personit është iniciuar kundërvajtje doganore si dhe mallrat janë konfiskuar në sasi mbi 3 kilogramë”. Në valixhe janë gjetur stoli të ndryshme argjendi, stoli ari 18 karatë, kuti të ndryshme të zbrazëta dekorative dhe peshore që shërbejnë për matjet e stolive të ndryshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.