Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri NULL NULL 02.07.2025 10:24 02.07.2025 10:24 La Liga e ka publikuar orarin e ri për sezonin e ri. Një nga derbit kryesor në botën e futbollit, është “El Clasico”, e cila zgjon interesim tepër të madh te futbolldashësit. Tashmë dihen edhe datat se kur do të përballen mes vete Real Madrid dhe Barcelona. Loja e parë në edicionin 2025/2026 do të luhet më 25 ose 26 tetor 2025 në “Santiago Bernabeu” si dhe ndeshja kthyese në “Camp Nou” do të zhvillohet më 9 ose 10 maj 2026, njofton Klankosova.tv.