Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulimi në Drenas, Kurti: Dëshmon vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë

NULL NULL
01.07.2024 22:56
Fotografi e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Fotografi e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se një zbulim jashtëzakonisht i rëndësishëm është bërë pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ai u shpreh se ky zbulim formëson edhe më tej historinë, sipas tij, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë, përcjell Klankosova.tv.

“Kalaja e Vuçakut ishte tipike për kohën e antikitetit të vonë dhe shërbente si sistem mbrojtës për popullatën vendase.Gjatë hulumtimit u gjet Altari romak i cili i takon gjysmës së parë të shek.III, pas Krishtit, i ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr)”.

“Zbulimi formëson edhe më tej historinë, duke dëshmuar vazhdimësinë e jetës në trojet tona nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.