Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zayn Malik pa bluzë veshur përleshet me disa persona në dy të mëngjesit (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2021 11:55

Këngëtari i njohur Zayn Malik është filmuar derisa ishte përfshirë në një përplasje me disa persona në rrugë jashtë një lokali të New York.

28 vjeçari i nervozuar dhe fillon të shajë ndaj një personi që s’u identifikua, njofton Klan Kosova.

Sipas TMZ, Zayn po pinte duhan jashtë lokalit në orën 02:00 të mëngjesit kur një grup burrash lanë një lokal fqinj dhe një burrë u nda nga grupi duke tentuar të përleshet me yllin.

Zayn dëgjohet në mënyrë të përsëritur duke bërtitur ‘për çfarë po flet’. Raportohet se burri i paidentifikuar më pas e quajti homofobik këngëtarin, i cili më pas u përgjigj me fyerje të tjera.

Raportohet se nuk pati përplasje fizike dhe se policia nuk ishte e përfshirë.

Burimet thanë se nuk e dinin pse Zayn kishte bluzën e hequr pasi thanë se ai e kishte të veshur atë brenda në lokal.

Zayn jeton në New York me të dashurën e tij modele Gigi Hadid, 26 vjeç, dhe janë prindër të një vajze që quhet Khai.

Videon mund ta shikoni brenda këtij linku: https://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-2433719/Video-Zayn-Malik-shirtless-brawl-called-F.html

lajme të ngjashme