Zakrzewski skualifikohet nga gara e vrapimit për përdorimin e një makine NULL NULL 18.04.2023 21:26 18.04.2023 21:26 Vrapuesja e famshme skoceze në ultra-maratonë është skualifikuar nga gara për përdorimin e një makine gjatë një pjese të rrugës. Joasia Zakrzewski përfundoi e treta në garën 2023 GB Ultras Manchester në Liverpool 50 kilometra – por mendohet se ka udhëtuar me makinë për 4 kilometra, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. 47-vjeçarja nga Dumfries, kuptohet se është gjurmuar në të dhënat e hartës GPX që mbulojnë 1.6 kilometra të garës në vetëm një minutë e 40 sekonda. Një mik tha se zonja Zakrzewski ishte ndjerë e sëmurë dhe i vinte keq për çdo shqetësim. Çështja i është referuar Atletikës në Mbretërinë e Bashkuar. Wayne Drinkwater, drejtori i garës GB Ultras, tha se pas ultramaratonës ai mori informacionin se një vrapues kishte fituar një “përparësi josportive, konkurruese gjatë një seksioni të ngjarjes”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Demaku (PDK): Kurti po e shkel Kushtetutën me autoritetin krejt qesharak e të panevojshëm 03/07/2025
Kosova Ankohet babai në Gjakovë: Fëmija pësoi lëndime pasi ra në gropat e hapura për rrymë 03/07/2025