Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zakonshmëria e Banjskës: Polici kosovar në lojë futbolli me fëmijët serbë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 28.09.2023 21:08

Zakonshmëria që mbizotëron të enjtën pasdite në Banjskë, e tregon më së miri loja e zyrtarëve të Policisë së Kosovës me fëmijët serbë nga ky fshat.

Situata e qetë bëri që të mundësohet edhe vizita e qeveritarëve si puna e të dytit të pushtetit lokal, që pranë manastirit u pa tek bisedonte me eprorin policor.

“Më treguan se situata është shtensinuar në krahasim se si ka qenë më herët dhe ka siguri gati se të plotë, kur them se mund t`i lëmë 1 përqind ndonjë befasie, por s`hasa ndonjë problem”, tha Arbër Vokrri, zëvendësministër i MAPL-së, njofton Klan Kosova.

Probleme më s`po duan as serbët që jetojnë në veriun e Republikës.

As fqinjët e tyre jugorë nuk besojnë se do përsëritet situata e 24 shtatorit, ku si rrallë herë nuk u lëshua alarmi që mbledh serbët për protestë.

lajme të ngjashme