Zaharova: Pse Gjermania po e armatos Kosovën “vendin ku krimi është i përhapur?” NULL NULL 14.07.2021 11:14 14.07.2021 11:14 Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, ka thënë se Gjermania po bën veprime kontradiktore në Kosovë, duke e furnizuar me armë. Kjo pasi kompania “Heckler and Koch” do të furnizojë Kosovën me kontigjentin e radhës – me pushkë automatike në vlerë mbi gjysmë milion euro, raporton B92, përcjell Klankosova.tv. Sipas të dhënave të Zaharovas, në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme gjermane, në pjesën e rekomandimeve për vizitat në vendet e huaja, për Kosovën thuhet: “Krimi i organizuar është i përhapur. Qindra mijëra njësi të armëve të vogla ilegale janë në duar të individëve privatë në Kosovë”. Sipas saj, këto blerje janë mundësi për rritje të kriminalitetit e jo mundësi për forcimin e sigurisë në vend. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.