Zahaqi bëhet me Palestër të Sporteve NULL NULL 18.07.2016 17:28 18.07.2016 17:28 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për “Ndërtimin e Palestrës së Sportit në Zahaq të Pejës”. Përmes këtij memorandumi, MKRS-ja do të investojë mjete financiare prej 650 mijë eurosh për dy vite; investim ky që do të bëhet në dy faza. “Faza e parë prej 50 mijë eurosh për këtë vit, ndërsa faza tjetër prej 600 mijë eurosh për vitin 2017, ndërkaq Komuna e Pejës merr përsipër të investojë 10 mijë euro në vitin 2017 për këtë projekt kapital” , bën të ditur MKRS, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.