Zaevi nuk shkon në gjyq, shtyhet rasti “Puç” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zaevi nuk shkon në gjyq, shtyhet rasti “Puç”

NULL NULL
05/10/2015

Në Maqedoni nuk mbarojnë proceset gjyqësore politike. Seanca me të cilën zyrtarisht u desh të fillojë procesi gjyqësor “Puç“, sot përsëri është anuluar, për shkak se nuk ka qenë i pranishëm i akuzuari i katërt, gjegjësisht kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

Avokati mbrojtës, Filip Medarski, para Gjyqit tha se arsyeja për mungesën e Zoran Zaevit edhe pse ka qenë i thirrur, është se sipas Ligjit për prokuror special, kompetencat për lëndën konkrete duhet ta marrë ky institucion i ri, njofton Meta.

“Nga momenti kur në përputhshmëri me nenin 11. Prokuroria Speciale do ta marrë nën kompetenca, i akuzuari Zoran Zaev do të prezantojë në çdo seancë për këtë lëndë”, tha Medarski.

Konkretisht për mosardhjen në seancë, Medarski e ka theksuar edhe arsyen, duke e treguar për takimin që Zaev e ka pasur të planifikuar ta mbajë me ambasadorin italian.

Prokurori për lëndën, Zllatko Bitovski, nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, në lidhje me deklaratën e Medarskit ka thënë se deri në këtë moment nuk ka ndryshime në kompetencat e lëndës “Puç“, dhe a do ta merr dhe kur do të kërkojë që ta merr këtë lëndë tjetër prokuror dhe cili do të jetë vendimi i ri, ai nuk mund të tregojë.

Gjyqi ka konstatuar se nuk janë të plotësuara kërkesat ligjore për mbajtjen e seancës dhe është shtyrë për 22 tetor në ora 10./Zhurnal.mk