Zaev: Shqiptarët e “Monstras” , të pafajshëm NULL NULL 27.05.2015 14:12 27.05.2015 14:12 Lideri i Lidhjes Socialdemokrate opozitare të Maqedonisë Zoran Zaev,ka thënë se shtatë shqiptarët e Maqedonisë që janë dënuar për rastin e ashtuquajtur , “Monstra” janë të pafajshëm. Ai këto deklarata i dha në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, Lideri i opozitës maqedonase ka theksuar se zbulimi i së vërtetës për vrasjen e pesësfishtë të para tri viteve, mund të nxisë përplasje në Maqedoni, që sipas tij “mund të ketë edhe viktima”. “Për këtë arsye për momentin po zhvillojmë biseda intensive me komunitetin shqiptar, që të gjendet një mënyrë për ta penguar atë reagim. Ai, megjithatë, nuk pret që të përsëritet konflikti i vitit 2001 dhe vlerëson se populli është i bashkuar.” tha lideri opozitar maqedonas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius 02/07/2025