Zaev këshillohet me koalicionin para dorëzimit të nënshkrimeve NULL NULL 27/02/2017 27/02/2017 Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është duke mbajtur një mbledhje me partnerët e koalicionit parazgjedhor maqedonas ”Për jetë në Maqedoni”, dhe jo zyrtarisht mësohet se pas këtij takimi me ta, në orën 14:00 do të paraqitet në Presidencë për të dorëzuar nënshkrimet. Takimi me partitë e koalicionit po mbahet në selinë e LSDM-së në Shkup, shkruan Alsat M. Partitë e koalicionit ”Për jetë në Maqedoni” janë në pritje të takimit të Zaevit me presidentin Gjorge Ivanov, ku Zaev pritet të merr mandatin për të krijuar Qeverinë e re të Maqedonisë, pas marrjes së nënshkrimeve nga deputetët e BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.
Uncategorized Sot gjashtë vjet Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës medaljen e artë olimpike 33 sekonda më parë
Kosova “Karvani i Diasporës”, zëvendësministri i MPJD-së bisedon me bashkatdhetarë prizrenas 5 minuta më parë