Zaev iu kërkon falje gazetarëve NULL NULL 11.09.2019 12:24 11.09.2019 12:24 Ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve dhe më vjen keq që keni qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit. Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për media pas takimit të liderëve maqedonas që u zhvillua mbrëmë. “I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundër për të arritur marrëveshje, për t`i dhënë deklaratat e para” ka thënë Zaev. Mbrëmë gazetarët e të gjitha mediave në Maqedoninë e Veriut që ishin prezent i kishin pritur krerët e partive maqedonase për deklarata, mirëpo nuk kishte ndodhur, me çka të gjithë gazetarët kishin vendosur që të lëshojnë vendin dhe të mos presin më, raporton Alsat-M. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.